Ish-kryeministri, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur në Prokurorinë e Shqipërisë ditën e nesërme që të merret në pyetje në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit.
Mësohet se një ftesë e tillë për paraqitje i është dorëzuar edhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Para dy ditësh Sali Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se është i gatshëm të shkojë në prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.
“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, tha ish-kryeministri.
Ndryshe, Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, këtë të mërkurë.
Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.
Seanca ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim u zhvillua për protestuesit mbështetës të Sali Berishës, ndërsa më pas u zhvillua seanca e të arrestuarve që ishin në katin e dytë të selisë blu.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...