Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për prapaskenat e ditëve pas humbjes së zgjedhjeve nga PD.
Ai tha se Basha i ka dërguar njërëz në zyrë, të huaj, për ta pyetur se çfarë mendon për një koalicion me Edi Ramën. Berisha deklaroi se e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë dhe se ka qenë për mbajtjen e protestave të mëdha dhe për të mos pranuar zgjedhjet.
Berisha deklaron se shpallja e tij non-grata ka ardhur pas këtyre qëndrimeve, kundër një koalicioni me Ramën dhe kundër njohjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
“Unë nxirrja Shqipërinë në rrugë dhe në shesh dhe ato zgjedhje nuk i pranoja. Lul Basha i çertifikoi. E thirra në zyrë, i thashë janë tre faktorë. Janë shkelë këto tre kritere, janë disbuarsuar 91 milionë euro në 4600 familje nga thesari. U përdorën bandat, por mbi të gjitha patronazhistët, që reagoi dhe Transparency International. Në vend të nismin betejën, ky i çertifikoi.
Mua më pyetën në fund të fushatës, çfarë mendon ti për një koalicion. Kategorikisht kundër. Më pyetën të huajt. Sigurisht, 100% nga ai.
Pyetja tjetër, të thuash nuk e pranoj, është një përgjigje. Të thuash nuk do të mund të bëhet, do të thotë do t’i kundërvihem me të gjithë mjetet. Këtë përgjigjen e dytë morën nga unë. Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe.
Tre jave pasi humbi PD zgjedhjet, unë shpallem non-grata, sepse duhej hapur rruga që ky të shkonte në qeveri”, tha Berisha.
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...