Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi sot (24 janar) Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve shqiptare për të mbështetur Ambasadorin Alberti në përmbushjen e detyrave të tij diplomatike gjatë mandatit në Tiranë.
Në bisedë u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u theksuar angazhimi për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, i bazuar në lidhjet historike, ekonomike dhe kulturore.
Presidenti Begaj tha se Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar një dialog intensiv dhe pozitiv në të gjitha fushat e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjen e përbashkët për perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe për rolin e saj proaktiv në mbrojtjen e perspektivës së Shqipërisë për anëtarësim në BE”, tha Presidenti Begaj.
Takimi u shoqërua edhe me një diskutim mbi rolin e arbëreshëve në Italinë e cila ka shërbyer si një urë lidhëse mes dy kombeve. Po ashtu, u vlerësua integrimi i shqiptarëve në Itali, si dhe kontribuimi i bizneseve italiane në Shqipëri dhe shkëmbimet turistike që ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve./rtsh.al/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...