Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar sot me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Takimi është zhvilluar në selinë e presidencës.
Begaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se temat e diskutimit midis tij dhe diplomates amerikane, ishin për sfidën e energjisë, fushën e sigurisë, reformën në Drejtësi e pika të tjera.
“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale”.
“Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, ka shkruar në Facebook Presidenti Bajram Begaj. /arbresh.info/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës