Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin për Partneritet dhe Paqe dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton.
Një pritje i është rezervuar presidentit nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”.
Begaj i përgëzoi ata për mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e hapur nga kjo shoqatë. Gjatë takimit, Presidenti Begaj risolli në vëmendje rrugëtimin e Diasporës, duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve që i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës që nga fundi i shekullit XIX.
Gjithashtu, Begaj vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar.
Një falënderim të posaçëm Presidenti Begaj përcolli dhe për autoritetet lokale amerikane në Philadelphia, të cilat kanë mbështetur projektet e Diasporës, përfshirë dhe emërtimin e “Willits Road” me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Presidenti i Republikës vizitoi qendrën “Shtëpia e shqiptarit”, të ngritur nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, ku edhe takoi konsullin e nderit te sapo zgjedhur ne kete detyre mjekun e njohur Gentian Toshkezi.
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...