“Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit. Ai i do njerëzit të ikin jashtë vendit, jo të rrinë këtu. Rinia po e braktis vendin, ndërsa edhe forca punëtore e mbetur është më pak e kualifikuar. Shqipëria sot është në një realitet të tmerrshëm, ku Rama dhe banda e tij janë në pushtet e vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë”, tha Basha.
Lulzim Basha shtoi se PD në pushtet do të ndryshojë rrënjësisht realitetin në Shqipëri. Basha tha se PD do të bëjë që të gjithë shqiptarët të jenë të përfshirë në demokraci, të gjithë të gëzojnë respektin dhe dinjitetin që iu takon e jo të shtypen nga kriminelë e banditë të lidhur me Edi Ramën.
“PD ka një program të qartë. Ne do të sjellim ndryshimet që i duhen Shqipërisë, për një demokraci gjithëpërfshirëse. Kemi një program të qartë ekonomik dhe social, që shqiptarët të mos vuajnë më për bukën e gojës. Beteja jonë është më shumë se elektorale. Beteja jonë është për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare”, tha Basha./BallkanWeb/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...