Basha: ODIHR rrëzoi 30 qershorin

18:50 | 2 Korrik 2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një reagim në facebook, për sa i përket raportit të ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

‘Raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura”, shkruan Basha.

Postimi i Bashës:

Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara