Javën e ardhshme pritet që kryebashkiakët socialistë të dalë nga 30 qershori të marrin zyrtarisht detyrën. Të djathtët kanë vendosur për të mos lejuar rotacionin në bashkitë e tyre, por ndahen për mënyrën sesi.
Xhelal Mziu i Kamzës përkrahjen e mori edhe nga kryetari i partisë, i cili i rrahu shpatullat teksa ai përbetohej se s’ka asnjë shans ta nxjerrin as forcërisht nga zyra e tij.
“Nuk kishte zgjedhje më 30 qershor. Do qëndrojmë deri sa të shprehet gjykata Kushtetuese . S’kanë shans të na nxjerrin forcërisht ne jemi shumica”, – tha Mziu.
“Ka qenë dhe do jetë kreu i bashkisë së Kamzës, 30 qershori është nul. Kreu i bashkisë është Xhelal Mziu dhe do jetë Xhelal Mziu”, – tha Basha.
Më i vetëpërmbajtur u tregua Agron Kapllanaj i Mallakastrës i cili përjashtoi forcën si mjet.
“Nuk besoj se do shkojë puna deri në nxjerrjen forcërisht. Ju mendoni se do mbajmë forcërisht zyrat? S’janë zyrat ato që e bëjnë legjitim një kryetar. Zgjedhjet e bëjnë legjitim një kryetar” – tha ai.
Të djathtët refuzojnë të lënë zyrat pa u shprehur më parë Kushtetuesja për padinë e bërë për pavlefshmërinë e 30 qershorit, raporton TCH.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...