Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar këtë të shtune në lidhje me dhënien e vërtetimit të mandatit për kryebashkiaken e Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se kryeministri Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal dhe çdo institucion në Durrës.
“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg”, shkruan Basha.
Sipas tij drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes.
“Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale. Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit”, shkruan më tej Basha.
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...