Ka nisur takimi mes delegacionit të PE dhe Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit në zyrat e BE në Tiranë.
Mësohet e delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe zbarkoi sot në Tiranë.
Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.
Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.
Përveç takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...