Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, rreth orës 15:00 në Sanxhak të Laç, ku si pasojë e përfshirjes së një banese nga flakët ka ndërruar jetë një 2-vjeçar.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar./TCH
Sulm masiv rus në Kiev, 10 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur
Izraeli goditi direkt impiantin bërthamor në Natanz
Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Al Hilal
Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Aso...
Me këto katër shenja të horoskopit do ta keni vështirë: Mbre...
Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e ins...