Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku merr pjesë në Panairin Botëror të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të zhvillohet në Riad.
Ministri Balla gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa.
Duke shpërndarë pamje nga takimi, Balla shkruan në rrjetet sociale se është një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë.
“Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, përfundon Balla./rtsh/
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...