Familja Biqiku është ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bashkëshortja dhe njëra nga dy vajzat, Sabina kanë pësuar fraktura në kokë, këmbë, e duar.
Ndërsa vajza e vogël tjetër e familjes, Xhesika ndodhet në reaminacion.
Asaj i kanë dalë letrat për tu dërguar për mjekim në Itali por ende nuk është zyrtarizuar.
Në një intervistë për gazetaren e Ora News, Anxhela Celibashi baba i 20-vjeçares me lot në sy i kërkoi qeverisë që të dërgojë vajzën për mjekim jashtë vendit.
Ilia Biqiku tha se vajza ka marrë dëmtime në tru pasi i kanë rënë tullat në kokë.
Ilia Biqiku: “Vajza e vogël Xhesika është shumë rëndë. I kanë rënë tullat në kokë. Goca dhe gruaja janë me fraktura. I lutem qeverisë dhe Edi Ramës të ma dërgojë vajzën në Itali sepse këtu nuk bëhet ka shumë dëmtime në tru, dje erdhën doktorët italianë dhe po i rrinë tek koka.
Vetëm Edi Rama e ka në dorë. I lutem shumë, ja di për nder nëse ma shëron gocën. Falënderoj mjekët që i kanë qëndruar tek koka. Vajza është 20 vjeç. Ta dërgojnë në Itali ose Turqi, ku të dojë qeveria.
Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit. Pallati është i pabanueshëm. Gruaja me fraktura në kokë dhe këmbën e ka allçi. Ashtu edhe vajza Sabina ka fraktura në kokë dhe me allçi tek këmba.
Xhesika është shumë keq. Vetëm mjekët italianë e shërojnë.
Emri i ka dalë për të shkuar në Itali. Këtë e ka në dorë qeveria, Edi Rama.
Nuk kam biseduar me vajzën, vetëm e kam parë. Ishte keq.”
Ndërsa kryefamiljarja Biqiku ende nuk e ka parë vajzën e saj që nga tërmeti i dy ditëve më parë: “Vajzën e vogël e kam keq. Të madhen e kam këtu në dhomë. Se di çfarë di bëhet me mua, me fëmijët e mi. Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit. Kam vajzën reaminacion se kam parë që atë natë. Nuk e di se kam parë.”
Ndërsa vajza e vogël Sabina u shpreh: “Në këmbë dhe tek krahu kam më shumë fraktura. Nuk lëviz dot. Jam përpjekur të çohem por kam dhimbje.”
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...