Autobusi përplaset me murin e Ministrisë në Tiranë, 4 të plagosur

08:06 | 20 Prill 2021

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, pranë godinës së Bashkisë së kryeqytetit.

Paprakisht, bëhet me dije se në aksident është përfshirë urbani i linjës së kryeqytetit, “Kopshti Zoologjik”, i cili është përplasur me atë të Tiranës së re. Si pasojë e aksidentit 4 pasagjer kanë mbetur të lënduar, raporton oranews, transmeton portali arbresh.info

Policia bën me dije se të plagosurit u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara