Një incident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), ku një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje.
Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë.
Fillimisht është vënë re tymi që dilte nga pjesa e pasme e mjetit, gjë që ka shkaktuar panik mes udhëtarëve.
Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.
Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë
Ledri Vula dhe Era Istrefi rikthehen me bashkëpunim të ri – ...
IDF: Izraeli ka goditur thellë në Iran
Nis takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me ...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, mbrojtja pritet të thërr...