Gjatë pasdites së sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, është qëlluar me armë zjarri personi me inicialet D.Rr. 26 vjeç banues ne Tirane, lindur ne Tropoje, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U.
Bëhet e ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ai është qëlluar nga një person i cili po udhëtonte në motor së bashku me një tjetër.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, rruga “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale. /albeu.com
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK