Asnjë humbje jete në Shqipëri dhe 95 raste në 24 orët e fundit në Shqipëri

19:55 | 21 Shtator 2022

Asnjë humbje jete dhe 95 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.  Po ashtu janë shëruar 115 persona, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Njoftimi i MSH:

21 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec.

Janë 831 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 95

Të shëruar në 24 orë 115

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 702

Testime totale 1,976, 414

Raste pozitive 330,664

Raste të shëruara 326,244

Raste Aktive 831

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 402

Shkodër 96

Elbasan 72

Fier 63

Vlorë 51

Durrës 40

Gjirokastër 27

Korçë 21

Lezhë 21

Dibër 19

Berat 18

Kukës 1/

Shpërndaje në rrjete sociale