Asgjësohen 9317 bimë të dyshuara kanabisi në Shkodër.
Për pasojë është shpallur në kërkim një 52-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë.
Po ashtu, u procedua penalisht, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Ndrejaj.
“Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 9317 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. U shpall në kërkim një 52-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë. Po ashtu, u procedua penalisht, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Ndrejaj. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.”, njofton policia.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë