Arrestohet një grua pasi qeshi kur kaloi kryeministri, Edi Rama

22:33 | 28 Tetor 2020

Genc Sejko, personazhi i njohur i memeve, ka publikuar në Facebook një dokument të Policisë së Tiranës që tregon për një arrestim të pazakontë.

Në dokument thuhet se një grua është arrestuar dhe shoqëruar në polici, vetëm sepse ka qeshur me zë të lartë, gjatë kohës që në rrugë kalonte kryeministri Edi Rama. Sipas dokumentit, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor në rrugën “Fuat Toptani” në Tiranë.

Zakonisht qytetarët janë shoqëruar kur protestonin kundër Edi Ramës apo kur kanë tentuar ta godasin. Arrestime sepse qeshën në prani të kryeministrit është një raste sa skandaloz dhe aq i rrezikshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara