Një 59-vjeçar në Mirditë është vënë në pranga për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
Njoftohet se, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar, se një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari”.
Me finalizmin e këtij operacioni u arrestua N.Gj.,banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.
CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore irani...
Neymar ka vendosur për të ardhmen e tij
Greqia “pushtohet” nga zjarret, autoritetet shpallin gjendje...
Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Adriatik
Shpërthim në Vlorë, një biznesi i vendoset tritol
Shefi i NATO-s ‘lajka’ Trump-it: Vendimi juaj ishte vendimta...