Policia e Bulqizës vuri në pranga një 54-vjeçar nga Bulqiza, i identifikuar si Liman K. pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta në fytyrë djalin e tij, me iniciale B.K., 23 vjeç.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi: Liman K, 54 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime djalit të tij shtetasit B.K, 23 vjeç”, njofton policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...