Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e dy shtetasve holandez për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Shtetasit D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin shqiptar A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë para finales së Ligës së Konferencës në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Sipas raportimeve në media, tifozë te skuadrës holandeze ishin në gjendje të dehur kur u futën në konflikt me shqiptarin.
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...