2 policë dhe 5 persona të tjerë janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Cakrani 2019”.
Dy policët dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre.
Njoftimi
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestojnë 2 punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë.
Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Cakrani 2019” për evidentimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre. Sipas ministrisë së Brendshme, hetimet kishin nisur përpara disa muajsh.
Në pranga ka rënë shtetasi G.B., 48 vjeç, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier; Z.K., 57 vjeç, me detyrë Agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier; B.Xh., 62 vjeç, kryeplak i fshatit Cakran, Fier; G.M., 49 vjeç, Njësia Administrative Cakran, Fier; I.M., 39 vjeç,Njësia Administrative Cakran, Fier; E.Sh., 50 vjeç, Njësia Administrative Cakran, Fier dhe A.K., 25 vjeç, Njësia Administrative Cakran Fier.
Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.
Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.
Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe Kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, “Arrest me burg”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre.
Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike Cannabis Sativa. Operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit./TCH
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez