Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg pa afat për autorët e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, më 27 prill. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e medias.
Altin Ndoci, njëri nga dy të arrestuarit, nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij, po sipas organit të akuzës ka prova të mjaftueshme se të arrestuarit Altin Ndoci dhe Klevis Alla janë autorë të vrasjes së dy vëllezërve pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit më 27 prill. 22-vjeçari Klevis Alla pranoi të bashkëpunojë me policinë duke çuar në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Pas dhënies së vendimit, avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha, tha se nuk ka prova se klienti i tij është i përfshirë në vrasje. Sipas Vishajt, Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me dy vëllezërit dhe u kishte shkuar edhe në varrim e për ngushëllim në familje.
Pavarësisht qëndrimit mohues ndaj krimit nga ana e Ndocit dhe mbrojtjes së tij, gjyqtarja e seancës vendosi masën e sigurisë arrest në burg për dy të arrestuarit./TCH

Dy viktimat: Besmir dhe Viktor Haxhia
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026