Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual i Durrësit në rrjetet sociale, nëndetësja “TCG Çanakkale”, e cila ka mbërritur në port më 9 mars, viziton për herë të parë Shqipërinë.
Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.
Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë vitteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve./TCH
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...