Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko, tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se largimi i Angela Merkel nga skena politike do të krijojë një lloj vakumi për Ballkanin Perëndimor.
Ai pohoi se edhe nga kontaktet që kishte patur me të, kishte kuptuar se kancelarja ishte një njeri i përkushtuar ndaj rajonit.
“Largimi i Angela Merkel nga skena politike do të krijojë një lloj vakumi edhe kur vjen puna për Ballkanin Perëndimor. Gjermania është një vend që ka një memorie administrative, por roli i udhëheqësve është i pazëvendësueshëm.
Unë që kam patur fatin të ndodhem në takime me të ose në takime të kryeministrit me të, kam vënë re një përkushtim ndaj rajonit. Unë them që ka një vizion që është unik dhe që e sheh Ballkanin si pjesë të Europës dhe perspektivës europiane”, u shpreh Kuko./tvklan/
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...