Festa e natës së ndërrimit të viteve nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për Emiljano Shullazin.
Më 31 dhjetor është ndaluar një roje i burgut 313, i cili po tentonte të fuste në qelinë e Shullazit disa pije alkoolike dhe produkte ushqimore. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka kallëzuar rojën në fjalë penalisht në prokurori.
Shullazi u dënua nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Gjyqi i Shullazit vazhdon tashmë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Gjyqi i Shullazit tashmë është kthyer në një ‘telenovelë’ të pambarimtë me shtyrjen e seancave dhe mungesat e shpeshta të avokatëve, madje dhe prokurorëve e gjyqtarëve./lapsi/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...