Alarm për bombë pranë ambasadës çeke, policia e Tiranës rrethon zonën

19:28 | 30 Tetor 2019

Një alarm për bombë në afërsi të Ambasadës çeke në Tiranë, ka vënë në lëvizje policinë.

Sipas News 24, raportohet se alarmi është ngritur pas një telefonate anonime në Polici.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa po kryen kontrolle me qen anti-eksploziv dhe forca xheniere për të kryer kontrollet.

Deri më tani thuhet se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara