Persona të paidentifikuar ende kanë dëmtuar skulpturat e parkut të qytetit të Korçës. Burime bëjnë me dije se dëmtimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas informacioneve janë dëmtuar dy prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave, raporton A2 CNN.
Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...