Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana’ani, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Në deklaratën e tij, Nasser Kana’ani nënvizoi se Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet që mund t’i vijnë nga organizata e MEK-ut.
“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq, i njohur si MEK do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e nikoqirit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste”, shkroi Kana’ani në Twitter, raporton Telegrafi Shqipëri.
“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.
Kujtojmë se pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK, efektivët e policisë ushtruan kontrolle në kampin e MEK në Manzë. Por kontrollet e efektivëve hasën në rezistencën e muxhahedinëve, duke detyruar policinë të përdorte gaz lotsjellës.
Gjatë aksionit mbeti i vdekur një person, i cili sipas Policisë së Shtetit nuk vdiq nga veprimet e policisë, por si pasojë e një infarkti kardiak.
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...