Aksion i madh policor, arrestohen 31 persona

12:05 | 25 Korrik 2017

Gjatë 24 orëve të fundit Polica e Shtetit të Shqipërisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 31 personave.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, dhe policia njofton se po zbaton planin “e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Njoftimi i policisë Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”. Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

4 persona për veprën penale “Vjedhja”,

1 person OSHEE,

6 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Kalim kufiri në mënyrë të paligjshme”

3 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale ” Falsifikimi”

1 person për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me zjarr”

1 person për veprën penale” Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”

1 person për veprën penale” Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”

Nga kontrollet e ushtruara nga strukturat e Drejtorive vendore janë kapur 4 për narkotikët.

Janë sekuestruar rreth 15 kg lëndë narkotike Cannabis Ativa dhe 1500 fidanë bimë narkotike Cannabis Ativa

3 armë zjarri,

1 krehër me 50 fishekë,

1 armë e ftohtë (thikë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara