Krenar Velaj, i cili pak ditë më parë plagosi kur po lundronte me gomone turistin Gjermanë që po bënte zhytje, është lënë i lirë.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot me dyer të mbyllura, Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim paraqitje”.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka arsyetuar se nuk kemi të bëjmë me nenin 88 të plagosjes me dashje. Sipas gjykatës së shkallës së parë, gjë që e ka pretenduar edhe i Velaj, i akuzuari ishte sipas të gjitha rregullave në lundrim teksa i plagosuri në vendin e zhytjes nuk ka pasur asnjë shenjë dalluese që po e ushtronte zhytjen.
Në këtë mënyrë Velaj nuk kishte si ta dallonte duke e plagosur. Mbi të gjitha i plagosuri ishte në një vend ku nuk ishte i përcaktuar si vend zhytje.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” në policinë gjyqësore të riun 27-vjeçar. Ndërkohë që shtetasi gjerman vijon ende në spital me plagë të marra nga ajo ditë, por gjendja e tij është e stabilizuar dhe ka dalë nga rreziku për jetën./euronews.al
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...