Pak pas mesnate një 32-vjeçar ka aksidentuar me makinën e tij një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se rreth orës 01.00, në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” 32 vjeçari A.M, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” ./TCH
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë