Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Ura e Vocit.
Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidenturit ishin maturantë, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, teksa udhëtonin me makinë tip Benz me targa AA 046 VP.
Sipas policisë lokale shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit, fillimisht të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Bulqizës ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë për një mjekim më të specializuar./TCH



Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...