2 persona humbën tragjikisht jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë mesnatës të së shtunës në Bari të Italisë. 3 makina u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Gioia del Colle. Për pasojë humbën jetën 2 prej shoferëve.
Viktimat janë një djalë 19-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Gioia del Colle. Sipas mediave italiane, ai humbi jetën në vendin e ngjarjes. Viktima tjetër është një 44-vjeçar, i cili u transportua me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërsa shoferi i tretë shpëtoi pa dëmtime.
Rrethana e aksidentit të rëndë nuk janë të qarta, e pritet që ato të zbardhen nga hetimet e karabinierëve./tvklan.al
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit