Policia ka dhënë detaje për aksidentin tragjik të ndodhur këtë të hënë në Rrugën e Kombit, ku humbi jetën një fëmijë.
Në informacionin e saj paraprak për ngjarjen, policia thotë se ” në aksin rrugor Milot-Rrëshen janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3-vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip Opel dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip Benz. Mjeti tip Benz është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...