Aksident në Vlorë, makina përplas një person, shoferi largohet nga vendngjarja

23:24 | 21 Janar 2021

Një drejtues i makinës tip “Benz” ka aksidentuar një person mbrëmjen e sotme në lagjen Kushtrim në Vlorë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri i identifikuar si M. S. ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihet ende identiteti i shoferit i cili u largua nga aksidenti i ndodhur rreth orës 18:00.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës Benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara