Aksident në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motorit

11:22 | 22 Korrik 2021

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në një aksident me motor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Blu” në Tiranë.

Mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25-vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin F. H., rreth 30-vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi F. H..

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Ora News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara