Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës.
Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes.
Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Ndonëse u krijua trafik i shtuar për disa minuta, forcat e policisë bënë të mundur orientimin e mjeteve dhe evitimin e radhëve të gjata, raporton Topchannel.
Sipas burimeve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit të parë si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga dy mjetet e tjera.
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri