Një i ri ka humbur jetën në Kamëz mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.
Mësohet se shtetasi me inicialet A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur për vdekje në vend këmbësorin me inicialet K. L., 28 vjeç.
Policia ka shoqëruar drejtuesin, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale”- thuhet në njoftimin e policisë.
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...