Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një shtetas gjerman, i dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një këmbësoreje.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e njohur si “Plepat e Kardhiqit”, ku 56-vjeçari M. W., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren Z. I., 48 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë.
E plagosura është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin gjerman për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./euronews.al
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria