Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Buqes në aksin rrugor Elbasan-Mollas, ku shtetasi G.C, 50 vjeç, banues në Buqes ka aksidentuar me mjetin e tij këmbësorin me iniciale A.P, 21 vjeç, banues në fshatin Qyrkan.
Menjëherë pas aksidentit 21-vjeçari është dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë raportohet se drejtuesi i mjetit do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugorë”./shekulli
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...