Një aksident është shënuar në aksin Lezhë-Shkodër këtë të premte, në afërsi të fshatit Balldre.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor,e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj ,mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin S.V.,është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M.,i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...