Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në Tiranë.
Raportohet një person ka humbur drejtimi ne motorit dhe është përplasur me një mjet të parkuar, drejtuesi i motorit fatkeqësisht ka humbur jetën.
Ai është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë pas plagëve të marra.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit.
“Mos e lejoni askënd të na ndajë”, Hamza i bën t...
“Hantavirusi, asnjë rast në Shqipëri”, Ministria e Shëndetës...
Kurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe per...
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së