Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 67-vjeçar.
Sipas burimeve të policisë, rreth orës 07:30, ka mbërritur një telefonatë në sallën operative ku njoftohej se dy motoçikleta janë përplasur në aksin rrugor Kryebushat-Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P., vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën si dhe shtetasi Z. G., vjeç 67, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të dy këta shtetas janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore, ndërkohë po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...