Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një grua.
Policia bën me dije se janë përplasur dy mjeteve, një “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç me një makinë “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç. Si pasojë ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetasja Xh. Ç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në Shqipëri 151 persona kanë humbur jetën gjatë 9 mujorit të vitit 2021 nga aksidentet rrugore, njofton INSTAT.
Kjo periudhë paraqitet me një rritje prej 13.4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.
Qarqet ku kanë ndodhur më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Fieri, Durrësi dhe Gjirokastra.
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...