Personi që shihni në foton e mëposhtme është Abaz Doku, 65-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë, dhe e ka shantazhuar dhe me një video, situatë nga e cila kanë përfituar dhe tre persona të tjerë.
65-vjeçari Abaz Doku ka ndërruar për rreth dy vite tre vende pune si roje në disa shkolla.
Vetëm në ditët e fundit është arritur të dokumentohet ngjarja dhe të bëhej arrestimi.

Doku pritet të dalë para Gjykatës Penale të Tiranës për t’u mësuar me masën e sigurisë, ndërsa burime nga Organi i Akuzës konfirmojnë se do të kërkohet caktimi i masës ‘arrest me burg’.
Ai akuzohet për veprat penale ‘Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me të mitur’, ‘Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç’, ‘Shtytja e të miturëve në krim’ dhe ‘Vepra të turpshme’, të gjitha kryer në bashkëpunim.
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...