Juristi Kreshnik Spahiu thotë se nëse sistemi i drejtësisë do funksiononte në vend, kryeministri Edi Rama do ishte marrë në pyetje për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se prokuroria ka detyrimin të fillojë procedimin penal dhe me themel për të provuar nëse ka elementë të veprës penale, përcjell arbresh.info.
“Ka një aktakuzë të miratuar nga një juri e madhe e gjykate amerikane që ka përfunduar hetimet, ku përmendet kryeministri i vendit, por edhe marrëdhënie që janë kryer në Shqipëri.
Është detyrë e prokurorisë, ku vendimi i një gjyjate të huaj, shprehet se janë kryer marrëdhënie të caktuara, të jashtëligjshme në vendin tënd, prokuroria ka detyrimin të fillojë procedimin penal dhe me themel për të provuar nëse ka elementë të veprës penale. Nëse ka vepër penale, të përcaktohen kush janë subjektet që duhet vënë në hetim”, theksoi ai.
Real Madridi sytë nga mbrojtësi i Chelseas
Blinken: Milorad Dodik – në rrugën autoritare të Putinit
Presidenti austriak në Shkup: Mos humbni kohë, ndryshoni Kus...
Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres...
Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parash...
Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në K...