A do të njihen zgjedhjet e 30 qershorit? Konferenca urgjente e OSBE-ODIHR

09:05 | 1 Korrik 2019

Ditën e sotme në orën 15:00 vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë pritet të mbajnë  konferencë për shtyp ku do të shprehen nëse i njohin apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Pritet që Glover të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar. Theksojmë se si vëzhgues të huaj dje kanë qenë 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara