Një aksident rrugor që për pak është kthyer në tragjedi është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor që lidh qytetin e Gramshit dhe fshatin Bërsik.
Nga aksidenti u plagosën 8 persona mes tyre dhe 5 fëmijë. Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash.
Sipas dëshmisë së njërës prej udhëtarëve drejtuesi i makinës ka thyer rregullat e qarkullimit, pasi ka marrë në prehër djalin e tij 8-vjeçar, i cili në një moment i la lëvizur timonin duke përfunduar në humnerë. Personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të gjithë të plagosur rëndë.
Një vajzë të mitur që ndodhet e shtuar dhe spitalin e Gramshit, ka rrëfyer se ka dalë nga dritarja, ndërsa kujton dhe faktin se shoferi kishte djalin e tij të mitur në prehër në momentin kur ndodhi aksidenti, ka thënë për Report Tv.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...